Inter fitoi ndeshjen ndaj Leçe me rezultatin 2-0, ku Yann Bisseck dhe Barella ishin autorët e golave.
Në pjesën e dytë, pati minuta edhe për Kristjan Asllanin, ku mesfushori shqiptar zuri vendin e Calhanoglu.
Në minutën e 87’ të lojës, Kristjan Asllani për pak realizoi një nga golat më të bukur të Serie A këtë sezon. Pas një rrëmuje brenda zonës, topi del jashtë zonës së Leçe dhe përfundon në këmbët e Asllanit, ku elbasanlliu goditi një predhë nga distanca, por për fatin e tij të keq u ndal mrekullisht nga portieri i miqve./h.ll/abcnews.al