FIFA TV ka publikuar filmin dokumentar të botërorit 2018, një dokumentar i gjatë 1 orë e 20 minuta. Në këtë produksion të publikuar nga FIFA, shihen shumë prapaskena, si dhe pamje që nuk i kemi parë gjatë transmetimeve dy vite më parë.
Në këtë video, ka dalë dhe një moment i pakëndshëm i Lionel Messit. Në raundin e 1/16-ve, Franca eliminoi Argjentinën me rezultatin 4-2, me Lionel Messin që u largua shumë i zhgënjyer nga fusha e lojës.
Në tunel pas sfidës, Oliver Giroud, sulmuesi i Francës, shkoi për ta ngushëlluar Messin, por ylli i Barcelonës e refuzoi. Një episod që mori menjëherë vëmendje në rrjetet sociale./abcnews.al