Boksieri rus Aleksandër Povetkin ka shokuar fansat e boksit në mbarë botën me një nokaut fantastik ndaj Dillian Whyte.
Anglezi shihej si favoriti absolut në këtë duel dhe dukej se fitorja për të ishte e sigurt, madje Povetkin pësoi dy knockdown në raundin e katërt.
Megjithatë 40-vjeçari nga Rusia shfrytëzoi një moment pakujdesie të Whyte dhe me një të majtë të rrufeshme në mjekër i dha fund duelit.
WHAT AN UPSET! Alexander Povetkin wipes out Dillian Whyte after being dropped earlier in the fight ? #WhytePovetkin pic.twitter.com/onAbi6JRoK
— SportingMatrix (@Sporting_Matrix) August 22, 2020
Pavarësisht nokautit të dhunshëm, Whyte arriti të largohej nga ringu pa ndihmën e barelës. Sipas promotorit Eddie Hearn, dueli do të përsëritet në fund të këtij viti. /abcnews.al