VIDEO/ Posedonte lëndë narkotike, armë dhe municione, vihet në pranga 27-vjeçari në Berat

schedule11:54 - 23 Prill, 2025

schedule 11:54 - 23 Prill, 2025

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacione policore të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me automjet, me sende të kundërligjshme, ka organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Nata”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi 27 vjeçar, banues në fshatin Roshnik, Berat.

Gjatë natës, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, fishekë arme gjahu dhe 1 pistoletë sportive.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!