VIDEO/ Portugalia përfshihet nga zjarret, raportohet për viktima

schedule11:00 - 17 Shtator, 2024

schedule 11:00 - 17 Shtator, 2024

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe fshatra të tëra janë evakuuar ndërsa mijëra zjarrfikës po “luftojnë” me zjarret në Portugali.

Sipas mediave të huaja, rreth 5,000 zjarrfikës po luftonin me zjarret në të gjithë vendin, me 1,100 në distriktin veriperëndimor Aveiro, ku një flakë pylli arriti në periferi të qytetit Albergaria-a-Velha.

Bashkimit Evropian i është kërkuar të dërgojë më shumë aeroplanë me ujë për të shuar zjarret. Autoritetet thanë se kishin vendosur 12 aeroplanë me ujë në atë distrikt dhe po shuanin të paktën 20 zjarre në të gjithë vendin. Gjithashtu, policia ka mbyllur një pjesë të autostradës kryesore midis Lisbonës dhe Portos për shkak të tymit të dendur.

 

“Dy persona janë konfirmuar të vdekur, deri më tani, pasi u zbuluan eshtrat e një burri që me sa duket punonte në një kompani pyjore dhe në të njëjtën zonë, një person tjetër vdiq nga një atak në zemër teksa po i afrohej zjarri. Dy persona ndodhen në spital me lëndime të rënda”, sipas shërbimit të mbrojtjes civile.

Kryetari i bashkisë së Albergaria-a-Velha, Antonio Loureiro u tha gazetarëve se zjarri kishte djegur katër shtëpi dhe po kërcënonte 20 të tjera, ndërsa u shpërnda në perimetrin industrial dhe rezidencial të qytetit me rreth 25,000 banorë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!