Një veprim i pakuptimtë i portierit Nahuel Guzman në Meksikë. 34-vjeçari u bë protagonist në ndeshjen që skuadra e tij, Tigres, humbi në transfertë me ekipin e Santos Laguna. Sfida u mbyll me rezultatin 2-1.
Gjithsesi të mbetemi te sjellja e portierit argjentinas, i cili kishte topin në dorë dhe duhet ta shkelmonte për t’ua hedhur shokëve të skuadrës. Në mënyrë të pakuptimtë ai vendos të shkelmojë lojtarin kundërshtar dhe ai episod tashmë po bën xhiron e internetit. /abcnews.al
What on earth was the goalkeeper doing here?! ?pic.twitter.com/4oiUI31BT9
— GOAL (@goal) February 17, 2020