Portieri i Spezia-s dhe i kombëtares polake të futbollit, Bartlomiej Dragowski, ka pësoi një dëmtim të tmerrshëm në këmbë në ndeshjen e djeshme kundër Veronës dhe për fat të keq është hequr nga lista e kombëtares për Botërorin e Katarit.
Portieri 25 vjeçar u dëmtua pas një përplasje me sulmuesin kundërshtar Lasagna dhe ndonëse ishte më i shpejtë në duel dhe kapi i pari topin, kundërshtari nuk mundi të shmangë këmbën e shtrirë dhe një kombinim rrethanash fatkeqe çuan në thyerjen e këmbës së tij.
Lojtarët kur u afruan dhe panë këmbën e portierit polak vendosën duart në kokë të tmerruar nga dëmtimi i rëndë./ h.ll/abcnews.al
L’infortunio di Dragowski fa davvero paura, non so come farà psicologicamente a tornare tra i pali.
Terribile pic.twitter.com/ZaM9ENogTf
— I Gigi 78 I (@Vicidominus) November 13, 2022