Shpesh herë nga tifozët Premier League angleze është cilësuar si kampionati më i fortë në botë. Por, ka dhe nga ata që mendojnë se ajo në shumë raste mbivlerësohet më shumë seç duhet.
Pikërisht diçka e tillë ka ndodhur në ndeshjen e sotme mes Aston Villas dhe Wolves. Në minutën e 43-të takimit, portieri i vendasve, Nyland Orjan, bën një gafë të patolerueshme për nivelin ku po luan.
PrEmIeR lEaGuE iS tHe BeSt LeAgUe In ThE wOrLdpic.twitter.com/gTqhCkLLaP
— Troll Sports (@TroIISports) June 27, 2020
Norvegjezi kërkon të rinisë lojën dhe e bën këtë gjë me duar, por jo çdo gjë shkon sipas planit. Hedhja e tij shkon keq dhe një nga lojtarët e Wolves përfiton, por për fatin e mirë të portierit goditja shkon jashtë. Një moment për tu harruar ky për “gardianin” e Aston Villas. /abcnews.al