Sevilla nuk ia del të ruajë ritmin e tre ekipeve kryesuese të La Liga. Djemtë e Julen Lopeteguit e mbyllën në barazim 1-1 takimin jashtë fushe me Valladolid.
Vendasit shënuan në fundin e pjesës së parë, teksa ekipi andaluzian evitoi humbjen me golin e realizuar në minutat shtesë të ndeshjes.
FT #RealValladolidSevillaFC 1-1
Goalkeeper Bono saves @SevillaFC_ENG a point right at the death! ❤️?#LiveResults pic.twitter.com/GMo1GpnXZX
— LaLiga English (@LaLigaEN) March 20, 2021
Fabian Orellana ktheu në gol një penallti në minutën e 44-t dhe Valladolid në avantazh. Sevilla reagoi në fraksionin e dytë të takimit dhe ia doli të gjejë rrjetën në minutën e katërt shtesë.
Portieri Bono dërgoi topin në rrjetë dhe në kampin e Sevillas nisi festa. Një gol i veçantë për “gardianin” 29-vjeçar nga Maroku, i cili shmangu humbjen e ekipit të tij. /abcnews.al