VIDEO/ Policia Rrugore në aksion, 8 makina të bllokuara dhe 17 shoferë të arrestuar

schedule12:48 - 28 Prill, 2024

schedule 12:48 - 28 Prill, 2024

Policia Rrugore ka bërë bilancin e masave administrative, procedimeve, por edhe arrestimeve të kryera përgjatë javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Të paktën 17 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor. Gjithashtu janë vendosur 11,910 masa administrative.

Masa administrative të vendosura;

43 masa për xhama të zinj.
•834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
•258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
•476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
•35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
•8409 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:
•7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•61 raste për tejkalim shpejtësie.
•8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.

Autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

/abcnews.al/