VIDEO/ Policia merr njoftimin dhe e kap të riun gjatë “punës”, çfarë i gjeten me vete

schedule15:33 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 15:33 - 28 Dhjetor, 2019

Policia ka kapur në flagrancë një të ri në Vaun e Dejes, i cili kishte hyrë për të vjedhur në banesë.

21 vjeçari kishte hyrë në një shtëpi ku nuk banonte askush, por fqinjët njoftuan policinë për praninë e tij në banesë.

“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Qafkurtinë, fshati Bushat, Vau i Dejës, u kap duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M. L., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Shkodrës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas”, bën me dije policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”. /abcnews.al