VIDEO/ Ndodh në Vlorë, polici i vendos kokën nën bark pronares së lokalit gjatë shoqërimit

schedule00:20 - 19 Korrik, 2021

schedule 00:20 - 19 Korrik, 2021

Një prej punonjësve të policisë që shoqëroi pronaren e një lokali në Lungomaren e Vlorës mbrëmjen e sotme ka thyer etikën për shoqërimin e personave në ambientet e komisariatit.

Në një moment në videon e siguruar në ABC duket se efektivi i policisë shoqëron pronaren grua, duke i vendosur kokën nën bark për ta neutralizuar.

Në rastin konkret në momentin e shoqërimit të pronares së lokalit në Vlorë, në aksionin e policisë marrin pjesë edhe efektive gra të cilat qëndrojnë më të tërhequra, ndërkohë që efektivi i policisë përpiqet të neutralizojë të ndaluarën.

Një tjetër shkelje është edhe proporcionaliteti i përdorimit të forcës, në momentin kur ai e mbërthen për të mos u larguar. Sipas rregullores, punonjësit të policisë i lejohet të përdorë forcën vetëm kur është në mënyrë të arsyeshme e nevojshme dhe vetëm në masën që kërkohet për të arritur një synim të ligjshëm. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!