Një burrë në Australi ka përfunduar në gjendje kome pas dhunës brutale të policisë. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Viktorias.
Burri i identifikuar si Timothy Atkins, thuhet se jeton me çrregullim bipolar dhe kishte marrë për më shumë se një ditë ndihmë të shëndetit mendor në spital, para se të dilte.
Spitali thirri policinë për të, por policia e trajtoi Atkins në mënyrë brutale. Një prej policëve e goditi me kryqëzor, ndërsa kolegu i tij e shkelmon në kokë. Ngjarja u kap në kamera.
Grupet e të drejtave civile po bëjnë thirrje për një hetim të pavarur ndaj oficerëve, pasi pamjet tronditëse të incidentit të dhunshëm u shpërndanë në internet.
You do not understand true fury until you witness this shit in person. A police car RAMMED INTO HIM sending him flying across the road, and then this happened. He resisted arrest, but this is UNJUSTIFIABLE. Epping Victoria 3076. Please RT.#PoliceBrutality pic.twitter.com/El9w2V0x2L
— Jake Edwards (@jakerjedwards) September 13, 2020