VIDEO | Polemika të shumta në Firence, Milanin e ndal një penallti

schedule22:44 - 22 Shkurt, 2020

schedule 22:44 - 22 Shkurt, 2020

Është mbyllur takimi në Firence mes Fiorentinës dhe Milanit, me barazimin 1-1. Ante Rebic shënoi i pari në këtë sfidë, në minutën e 56-të. Sulmuesi kroat përfiton nga një hezitim i mbrojtjes vendase dhe gjuan fort me të djathtën nga brenda zonës. Pas një devijimi, topi i goditur prej tij përfundon në rrjetë.

Pak minuta më vonë, Fiorentina mbetet dhe me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Dalbert. Kur dukej se gjithçka ishte në kontrollin e kuqezinjve, ish-lojtari i Milanit, Cutrone, fiton një penallti. Në fakt, një penallti e dyshimtë, pasi nuk duket qartë nëse Romagnoli prek topin fillimisht apo jo.

VIDEO | Milani ndëshkon Fioren, shënon njeriu i momentit për kuqezinjtë

Megjithatë, pak rëndësi ka për Fiorentinën dhe për Pulgar, i cili merr topin në duar dhe gjuan penalltinë, duke mposhtur portierin Begovic, që u fut në fushë pas dëmtimit të Donnarummas. Milani ndalet kështu në një ndeshje që dukej se e kishte në dorë, ndërsa Fiorentina kënaqet dhe me një pikë në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!