VIDEO/ Pokeri rikthen Milanin në krye, Ibrahimovic ndryshon “prefiks”

schedule16:54 - 7 Shkurt, 2021

schedule 16:54 - 7 Shkurt, 2021

Milani rikthehet në krye të Serie A. Kuqezinjtë e Piolit fituan 4-0 ndaj Crotones. Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic realizuan nga dy herë në suksesin e 15-të sezonal.

Goli i parë në “San Siro” erdhi në minutën e 30-të. Kombinime të bukura mes Ibrahimovic dhe Leaos dhe finalizim i bomberit suedez. 39-vjeçari dyfishoi në minutën e 64-t.

Theo Hernandez e gjeti bukur në zonë dhe gjiganti nordik nuk fali. 12 gola sezonalë në Serie A dhe 501 gola me klube në karrierë. Minuta “zjarri” për kuqezinjtë, që shënuan edhe dy herë të tjera në gjashtë minutat e ardhshme.

Dy asiste të Calhanoglu dhe dy gola të Ante Rebic. Përfundimisht 4-0 dhe vendi i parë me 47 pikë për “Djallin”. Udinese mposhti 2-0 Hellas Veronën, falë dy realizimeve në minutat e fundit.

Moment i mirë për bardhezinjtë, të cilët regjistruan suksesin e dytë radhazi në kampionat. Përballja tjetër midis Beneventos dhe Sampdorias, e luajtur në drekë, përfundoi në barazim 1-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!