VIDEO/ Po përpiqej t’i shpëtonte gruan nga mbytja, burri xheloz rreh punonjësin e kompanisë

schedule14:25 - 1 Tetor, 2022

schedule 14:25 - 1 Tetor, 2022

Një video që tregon një burrë që përpiqet të shpëtojë nga mbytja në Kazakistan po bën xhiron e rrjetit.

Bashkëshorti xheloz sulmoi punonjësin e kompanisë së pastrimit të qilimave, i cili po përpiqej të ndihmonte gruan e tij që po mbytej, sipas pamjeve të postuara në Telegram dhe Twitter.

Videoja tregon punonjësin duke mbajtur tapetin dhe gruan e cila del në korridor për t’i hapur.

Më pas, ajo fillon të mbytet, mesa duket duke ngrënë diçka.

Burri e kupton se ka një problem dhe e kap menjëherë nga beli dhe e shtrëngon në mënyrë që ta shpëtojë.

Pa kuptuar se çfarë po ndodh, burri i gruas që po mbytej del në korridor dhe sheh punonjësin që e ka përqafuar nga beli, është pas saj dhe po i shtyp barkun.

Duke besuar, me siguri, se burri ka sulmuar gruan e tij për qëllime seksuale, ai nxiton drejt tij dhe fillon ta rrahë me furi.

Më kot gruaja tenton ta largojë.

Fatmirësisht punonjësi arrin të shpëtojë nga tërbimi i bashkëshortit xheloz vetëm me një sy të nxirë./abcnews.al/