Një video nga një kamera sigurie tregon pak sekonda para se 41 vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati të vritej nga partneri, me të cilin po ecte dorë për dore në Selanik. Në video, 41 vjeçarja shtatzënë ecën me partnerin 39-vjeçar, pa e ditur se po hynte në një pritë vdekjeje, teksa brenda banesës i priste bashkëpunëtori i tij.
Pak minuta më vonë, gruaja 41-vjeçare dhe fetusi që ajo mbante humbën jetën pasi 39-vjeçari e theri dhe më pas e çoi me bashkëpunëtorin e tij, në një zonë të pyllëzuar në Halkidiki. Shqiptarja ishte raportuar e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. 41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
Dyshimet për partnerin nisën pas pamjeve nga kamerat e zonës, ku ai ishte pikasur me shokun e tij duke dalë nga shtëpia me një bagazh. Më pas u kontrollua banesa nga policia ku u gjetën gjurmë gjaku dhe ADN.
/abcnews.al


