VIDEO/ Po bënte “squats” në palestër, 28-vjeçarja bie pa ndenja në tokë dhe humb jetën papritur

schedule11:33 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 11:33 - 8 Dhjetor, 2022

Një 28-vjeçare në Ekuador ka vdekur papritur teksa po bënte ushtrime në palestër.

Sipas vlerësimeve fillestare, Betsy Dayana Jaramillo Ramirez, pësoi një arrest kardiak ndërsa ishte në palestër.

Ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor.

Një kamera sigurie e kapi Ramirezin duke bërë “Squats”, kur papritmas humbi ndjenjat dhe ra me fytyrë përtokë.

Të pranishmit në palestër vrapuan menjëherë për të ndihmuar 28-vjeçaren deri në mbërritjn e ambulancës.

Ndonëse Ramirez u dërgua menjëherë në spital, kur mbërriti nuk kishte shenja jete. Mjekët nuk mund të bënin asgjë dhe e shpallën të vdekur./Abcnews.al/