Dhuna në futboll është gjithmonë e pranishme. TP Mazembe fitoi 0-1 ndeshjen jashtë fushe përballë Sanga Balende ditën e djeshme në kampionatin e futbollit të Kongos.
Ekipi mik siguroi tre pikët pas golit të shënuar në minutën e pestë shtesë dhe vazhdon të luftojë për titullin kampion (renditet në vend të dytë me një pikë më pak se kryesuesit e AS Vita Club).
TP Mazembe players and TB were yesterday forced to be ferried to the airport on armed police truck after Sanga Balende FC fans attacked them following 95th minute lone winning goal by Thomas Ulimwengu ??.
Police were forced to use live bullets to disperse Balende FC fans. pic.twitter.com/5fSsurWRz4
— African Sports Today (@africasportoday) April 29, 2021
Goli i pësuar në limite tërboi tifozët vendas, të cilët nisën të sulmonin lojtarët e TP Mazembe. Në kushte të tilla u desh ndërhyrja e policisë së shtetit të varfër afrikan.
Siç dallohet në video, ekipi mik udhëtoi drejt aeroportit në një kamion të armatosur me policë, të cilët janë detyruar të qëllojnë me plumba realë për të shpërndarë tifozët e acaruar. /abcnews.al