Euro 2020 prodhoi emocione të forta. Italia i bëri të gjithë për vete me futbollin e bukur dhe u shpall skuadra fituese, duke u rikthyer në majë të Evropës pas 53 viteve.
142 gola u shënuan në 51 ndeshje të zhvilluara, me një mesatare prej 2.78 golash për ndeshje. UEFA ka përzgjedhur edhe golin më të bukur, i cili shkon për Patrick Schick.
??? After almost 800k votes, Patrik Schick's long-range stunner vs Scotland is UEFA EURO 2020 Goal of the Tournament! ⚽️?#EUROGOTT @GazpromFootball #EURO2020 pic.twitter.com/qBENMPj25b
— UEFA Nations League (@EURO2024) July 14, 2021
Sulmuesi realizoi një kryevepër në ndeshjen e parë të grupit D ndaj Skocisë. Dy gola shënoi sulmuesi i Bayer Leverkusen në suksesin 2-0, teksa i pari ishte fantastik, duke e merituar çmimin e golit të turneut. /abcnews.al