VIDEO/ Plot 11 gola në dy sfida, festojnë me spektakël Brentford e Burnley

schedule18:16 - 20 Prill, 2024

schedule 18:16 - 20 Prill, 2024

Brentford dhe Burnley festuan në transfertë në ndeshjet e tyre të javës së 33 në Premier League teksa mposhtën respektivisht Luton dhe Sheffield United me rezultatet e thella 1-5 dhe 1-4.

Në të dyja ndeshjet nuk pati histori, teksa Brentford iu fal dy golave të Wissa në pjesën e parë. Në fraksionin e dyrë, Pinnock dhe Lewis Potter me dy gola brenda dy minutave 62′ dhe 64′ i dhanë fund shpresave të vendasve. Ndërkohë, në fund pati vend edhe për golin e pestë nga Schade ndërsa Luton shënoi golin e flamurit në të 92′-tën me Berryn. E njëjta panoramë edhe në ndeshjen e Burnlet, aty ku titullar ishte portieri Aro Muric, madje gardiani i Kosovës ishte një nga më të dalluarit e ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje, “Bletët” e Brentford renditen në vendin e 14 me 35 pikë ndërsa Luton në vendin e 18 me 25 pikë, ndërsa “Grerëzat” e Burnley ngjiten në kuotën e 23 pikëve, në vendin e 19-të të tabelës dhe shpreson për të mbijetuar në elitë ndërsa Sheffield United mbetet në fundit të renditjes, me vetëm 16 pikë, pas 33 javësh kampionat. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Luton Town 1 – 5 Brentford

Sheffield United 1 – 4 Burnley

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!