Vjen goli i parë i ndeshjeve të fundit të grupit F, ndryshe grupi i “ferrit”. Hungaria ka kaluar në avantazh përballë Gjermanisë në ” Allianz Arena” të Mynihut.
Minuta e 11-të, kundërsulm i shpejtë i hungarezëve dhe finalizim i bukur me kokë i Adam Szalai, sulmuesit 33-vjeçar të Mainz në Bundesliga.
https://streamable.com/mhb3lb
Avantazh fantastik për djemtë e italianit Rossi, të cilët për momentin renditen në vendin e tretë me 4 pikë, duke qenë të kualifikuar.
Rezultat me të cilin nuk do të pajtohen vendasit e Joachim Low, pasi aktualisht e shohin veten në vend të fundit dhe jashtë Euro 2020. /abcnews.al

