Prishtina ia del të mposhtë 2-0 Inter Escaldes (kampionët e Andorrës) dhe siguron kualifikimin në raundin e parë të Champions League, aty ku do të ketë përballë Ferencavaros dhe Myrto Uzunin.
Finalja e raundit paraeliminator u luajt në “Elbasan Arena” dhe Endrit Krasniqi i dhuroi triumfin kampionëve të Kosovës me dy golat e tij.
https://streamable.com/n9cr2n
26-vjeçari zhbllokoi ndeshjen në minutën e fundit të pjesës së parë dhe vulosi suksesin e Prishtinës me golin e realizuar pas një ore lojë.
https://streamable.com/vl408a
“Plisat” do të sfidojnë tashmë kampionët e Hungarisë. Ndërkohë, Inter Escalades do të luajë në raundin e parë të Conference League me humbësin e çiftit Teuta-Sherif Tiraspol. /abcnews.al