Vetëm 45 minuta futboll pas 100 ditësh mungesë, dhe menjëherë kanë plasur polemikat në Angli. Një episod në takimin mes Aston Villas dhe Sheffield United ka marrë vëmendje të madhe.
Në fundin e pjesës së parë, Sheffield fiton një goditje dënimi nga krahu i majtë dhe një krosim i lartë, shkon direkt e në kuadratin e Aston Villës.
Portieri i vendasve arrin ta zotërojë sferën, por futet bashkë me topin brenda portë. Për çudi, goli nuk akordohet i rregullt, episod që i habiti të gjithë. Madje, dhe faqja zyrtare e Sheffield në Twitter ironizoi: “Teknologjia e vijës fatale nuk po punonte…”/abcnews.al
It wasn’t working ?
— Sheffield United (@SheffieldUnited) June 17, 2020