Pavarësisht përpjekjeve të “bardhebluve” për të bërë “mrekullinë”, duket se fati nuk është në anën e Tiranës, në përballjen e kësaj të enjteje mbrëma, ku në “Air Albania”, po luajnë gjithçka ndaj turqve të Besiktas për të arritur kualifikimin në fazën e tretë të Conference League, pas asaj humbjeje 3 me 1, në përballjen e parë të Stambollit.
Me pjesën e parë të mbaruar me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, Tirana do të tentojë gjithçka për t’iu afruar “ëndrrës” në pjesën e dytë të lojës, mirëpo dy dëmtime tepër të rëndësishme për skuadrën e Shehit, më konkretisht portieri Gentian Selmani dhe “fantazisti” i mesfushës, Ardit Deliu, duket se do ia vështirësojnë edhe më shumë këtë përballje “bardheblube”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: