Fusha e basketbollit në Fort Worth të Teksasit është kthyer në një fushë betejë pasi vajzat e dy skuadrave janë përleshur me njëra-tjetrën. Tetë prej basketbollistëve u përjashtuan nga loja. Sherri nisi pasi njëra prej vajzave pretendoi se i tërhoqën flokët teksa po tentonin të merrnin topin.
Gazetari sportiv Daniel Frank u shpreh për ngjarjen: “Gjithçka filloi me një tërheqje aksidentale të flokëve dhe sapo u përshkallëzua prej andej.” Përleshja u ndal kur lojtarët e tjerë nga të dyja skuadrat u futën për të ndarë protagonistët e episodit. /abcnews.al
/abcnews.al