Një konflikt fizik mes policisë dhe dy djemve të rinj ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ferizaj të Kosovës.
Nga pamjet e filmuara nga një qytetar, shihet se polici konfliktohet me një prej djemve, ndërsa djali tjetër mbahet nga një person që edhe ai besohet të jetë polici civil.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

