VIDEO/ Planifikohet ndërtimi i një anije lundrimi që do të mund të strehojë 50 mijë njerëz

schedule08:40 - 19 Qershor, 2024

schedule 08:40 - 19 Qershor, 2024

Kompania saudite e zhvillimit të pasurive të paluajtshme Al-Othaim Investment ka njoftuar një projekt të ri për të ndërtuar një anije lundrimi që supozohet të jetë një lloj qyteti lundrues.

Projekti i quajtur “Al-Othaim Cruise Hall” do të ndërtohet në një sipërfaqe totale prej 77,000 metrash katrorë dhe do të përfshijë një qendër tregtare, 276 njësi banimi, 16 apartamente luksoze dhe zona argëtimi.

Hoteli i planifikuar në anije do të ketë 120 dhoma dhe 156 suita dhe ambiente biznesi në gjashtë kate.

4000 të rinj dhe të reja nga Arabia Saudite do të punësohen në atë anije“, tha kompania.

Gjithashtu parashikohet të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e qëndrueshëm, duke arritur objektivat e Vizionit 2030 dhe duke forcuar pozicionin e Arabisë Saudite si një qendër kryesore globale e investimeve.

Kur bëhet fjalë për kapacitetin, u njoftua se një anije e tillë turistike mund të strehojë deri në 50,000 pasagjerë dhe 25,000 makina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!