Bernard Berisha zakonisht ka shënuar dhe tentoi edhe dje ta kthente në gol penalltinë e tij, në gjysmëfinalen e Kupës së Rusisë.
Akhmat Grozny kishte barazuar pa gola kundër Krylia Sovetov dhe në fund ekipi që shkonte në finale u përcaktua pas gjuajtjes së 11-metërshave.
Many goalkeepers will be raising a toast to Ivan Lomayev of Krylia Sovetov after saving Akhmat Grozny's Bernard Berisha panenka attempt to reach the Russian Cup final.pic.twitter.com/IUdIoM5Rta
— Yousef Teclab (@TeclabYousef) April 21, 2021
Berisha goditi i dyti nga skuadra e tij dhe tentoi ta befasonte portierin rivale më panenka, por ai nuk lëvizi nga vendi dhe sigurisht futbollisti nga Peja nuk është ndjerë mirë. /abcnews.al