VIDEO/ Plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin, momenti kur Franci Canaj lë taksinë dhe merr një automjet për t’u arratisur

schedule11:36 - 11 Prill, 2025

schedule 11:36 - 11 Prill, 2025

Ky është momenti kur 32-vjeçari Franci Canaj ndërron automjetin taksi me një tjetër makinë dhe arratiset.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raportons se këto veprime, Canaj i ka kryer menjëherë pas plagosjes së 29-vjecarit Gerald Hoxha.

Taksisti Canaj e qëlloi me armë zjarri Hoxhën, pasi ky i fundit ishte kishte zënë vendin e parkimit pranë urgjencës së re të QSUNT.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 prillit në Rrugën e Dibrës. Fatmirësisht, Hoxha ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!