2 të rinj janë arrestuar në Elbasan për armëmbajtje pa leje, njëri prej tyre ishte pronari i pistoletës kurse tjetrit iu vunë prangat për “Moskallëzim krimi”.
Policia ka ushtruar kontroll në ambientet e një lokali ku po qëndronin dy të rinjë dhe ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.
“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: E. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe E. C., 22 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit“, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.