Një pilot i United Airlines, Cole Doss, ndau një video në Instagram, e cila tashmë është bërë virale, pasi ai u njofton pasagjerëve se një nga stjuardesat është nëna e tij dhe se ata po fluturojnë së bashku për herë të parë.
Ai vazhdoi fjalën e tij duke përshkruar mirënjohjen që ka për nënën e tij dhe mënyrat se si ajo e ndihmoi në formimin e fillimit të karrierës së tij.
“Askush nuk më ka mbështetur aq shumë sa nëna ime. Është një nder i madh të fluturoj me të për herë të parë dhe doja ta ndaja me ju. Mami, të dua”, tha piloti, përpara se pasagjerët në aeroplan të fillonin ta duartrokisnin.
View this post on Instagram
Në komentet e videos, e cila ka grumbulluar më shumë se 24,100 pëlqime, shumë komentues kanë lavdëruar Doss-in për atë që ka bërë dhe i urojnë që të vazhdojë të fluturojë me nënën e tij të dashur në krah./abcnews.al