Stefano Pioli ka vendosur të lërë pushim një pjesë të titullarëve në ndeshje e Kupës së Italisë ndaj Spal. Piatek dhe Rebic janë dyshja e zgjedhur në sulm dhe polaku është rikthyer te goli.
Dueli që po zhvillohet në “San Siro” është zhbllokuar në minutën e 20-të dhe kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh. Aksion i bukur i vendasve dhe pasim i tillë i Bennacer për Piatek.
Sulmuesi marshoi i lirë drejt portës dhe mposhti Etrit Berishën me një goditje të saktë. Kupa e Italisë është një nga objektivat e Milanit që ka hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinale. /abcnews.al
Piatek’s goal pic.twitter.com/BMcRa6Ch3g
— ?SS (@semo33x) January 15, 2020