Një incident i çuditshëm ka ndodhur në Angli, në ndeshjen mes Southampton dhe Aston Villa e cila është ndërprerë në minutën e 41-të për shkak të pushtimit të një droni.
Pajisja elektronike u shfaq papritur në St Mary’s dhe bëri që gjyqtari i ndeshjes të ndalonte aksionin, me lojtarët e të dy skuadrave që u dërguan në dhomat e zhveshjes.
Megjithatë ndeshja rifilloi sërish pas pak minutash. /G.D abcnews.al/
THERE’S A DRONE FLYING AROUND ST. MARY’S and the game is interrupted ? #SOUAVL
— DEAN FOOTBALL⚽ (@DEANFOOTBALL1) January 21, 2023

