Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Peshkatarët kapin në Gjirin e Vlorës peshkun helmues

schedule10:04 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 10:04 - 19 Dhjetor, 2025

Në gjirin e Vlorës u kap sërish një peshk i rrezikshëm, i cili, nëse preket pa kujdes, shkakton probleme shëndetësore. Ai quhet peshku luan dhe është i rrezikshëm si për njerëzit, ashtu edhe për speciet e tjera.
Ky peshk është invaziv për ujërat tona dhe vetëm vitet e fundit është parë në ujërat tona.
Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri në 40 metra, në brendësi të gjirit të Vlorës, pranë Karaburunit.
“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, tha ai.
Kjo specie gjendet kryesisht në thellësi të mëdha.
Peshqit invazivë si peshku luan shqetësojnë shkencëtarët, sepse dëshmojnë ngrohjen e detit, por edhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj, ku shumohen me shpejtësi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!