VIDEO | Pesë skuadra kualifikohen në Europa League, triumfojnë Roma dhe M’Gladbach

schedule20:53 - 28 Nëntor, 2019

schedule 20:53 - 28 Nëntor, 2019

Janë mbyllur ndeshjet e orës 18:55 në Europa League. Plot pesë skuadra kanë arritur të kualifikohen më tej në ndeshjen e pesta të fazës së grupeve. AZ Alkmaar, Espanyol, Gent, Wolfsburg dhe Wolves ia dolën të siguronin matematikisht avancimin për në raundin tjetër me rezultatet e arritura.

Fitore të rëndësishme arritën Roma dhe M’Gladbach në transfertë, respektivisht kundër Basaksehir dhe Wolfsberger. Të dy këto skuadra e kanë në dorë fatin e tyre për t’u kualifikuar dhe u mjafton një barazim në ndeshjen e fundit që i luajnë në shtëpi.

Tre pikësh i rëndësishëm edhe për Porton, që triumfoi 1-2 në Zvicër përballë Young Boys, teksa Rangers dhe Ludugorets siguruan nga një barazim të çmuar në transfertë kundër Feyenoord dhe CSKA Moscow. /abcnews.al

AZ Alkmaar – Partizan 2-2
Basaksehir – Roma 0-3
Besiktas – Slovan Bratislava 2-1
Braga – Wolves 3-3
CSKA Moscoë – Ludugorets 1-1
Ferencvaros – Espanyol 2-2
Feyenoord – Rangers 2-2
Oleksandriya – Wolfsburg 0-1
St Ettiene – Gent 0-0
Wolfsberger – M’Gladbach 0-1
Young Boys – Porto 1-2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!