Është përmbysur takimi mes Arsenalit dhe Evertonit dhe ka qenë talenti Eddie Nketiah fillimisht ai që gjeti rrjetën përballë të besuarve të Everton. Calvert-Lewin shënoi që në sekondat e para të sfidës, ndërsa Nketiah barazoi në minutën e 27-të.
Bukayo Saka kroson në mënyrë të shkëlqyer nga krahu i majtë dhe Nketiah është i lirë në qendër, duke shënuar fluturimthi. Pickford qëndroi në vend dhe shpërtheu festa në Emirates. Pesë minuta më vonë, David Luiz jep një pasim të përkryer për Aubameyang, i cili përmbys gjithçka me golin e tij./abcnews.al
Premier League
Arsenal – Everton 2-1
Nketiah 27′, Aubameyang 32′ / Lewin 1′