VIDEO/ Pesë gola për triumfin e radhës, ky Milan është i frikshëm!

schedule23:37 - 18 Korrik, 2020

schedule 23:37 - 18 Korrik, 2020

Është mbyllur takimi mes Milanit dhe Bolognas, i vlefshëm për javën e 34-ët të Serie A. Kanë qenë kuqezinjtë e Piolit ata që kanë triumfuar me rezultatin e thellë 5-1, për të marrë tri pikët e radhës në San Siro.

Ishte talenti belg Saeleameakers ai që gjeti rrjetën i pari, ndërsa Calhanoglu dyfishoi në pjesën e parë. Mbrojtësi i Bolognas, Tomiyasu shënoi një supergol në fundin e pjesës së parë, për të çuar shifrat në 2-1.

Në të dytën, Milani tregoi edhe një marsh më shumë, duke shënuar dhe tre herë të tjera. Bennacer në të 49-ën gjeti golin e parë me fanellën e Milanit, ndërsa Rebic në të 57-ën, coi shifrat në 4-1. Calabria në sekondat e fundit, vendosi rezultatin final të sfidës në 5-1. Tjetër fitore fantastike e Milanit në këtë fund sezoni./abcnews.al

GOLAT/ MILAN – BOLOGNA  5-1

Serie A, java 34

Milan – Bologna  5-1
Saeleameakers 12’, Calhanoglu 24’, Bennacer 49’, Rebic 57’, Calabria 90+2′ / Tomiyasi 45+2’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!