Leicester ka humbur 4-1 në fushën e Bournmeouth, duke u përmbysur nga vendasit. Edhe pse “Dhelprat” e Brendan Rodgers shënuan të parët me të zakonshmin Jamie Vardy, por u përmbysën në vetëm dy minuta.
Stainslas me penallti në të 65-ën dhe Solanke në të 67-ën përmbysën për Bournmeouth, ndërsa autogoli i Evans dhe një tjetër gol i Solanke, vulosën fatet e takimit dhe i dhanë një fitore jetike “Qershiave” në Premier League. Në këtë takim shumë delikat, nuk mund të mungonte tensioni.
GOLAT/ Bournmeouth – Leicester 4-1
Mbrojtësi turk i Leicester, Caglas Soyuncu, u ndëshkua me karton të kuq pas një sherri me sulmuesin Wilson, të cilin e grushtoi dhe e goditi me shqelm, duke e hedhur në tokë. Një sfidë që i pati të gjitha!/abcnews.al
https://streamable.com/x406wu