Video/ Përplasje kokë më kokë me portierin kundërshtar, dëmtohet rëndë Mane

schedule22:14 - 25 Janar, 2022

schedule 22:14 - 25 Janar, 2022

Ylli i Liverpool, Sadio Mane i cili aktualisht është i angazhuar me Senegalin në Kupën e Afrikës ka marrë një dëmtim “horror”.

Në ndeshjen që Senegali  zhvilloi kundër Cape Verde, Mane mori një goditje të fortë e cila e detyroi të dilte nga fusha e lojës.

Lojtari i Liverpool pësoi një përplasje kokë më kokë me portierin e skuadrës kundërshtare, në atë moment të përplasjes Mane goditi topin dhe madje arriti që të shënojë golin e parë për skuadrën e tij.

Mane u duk se mbeti pa ndjenja pasi u përplas Josimar Dias në minutën e 52-të të lojës, si rezultat i se cilës portieri i Cape Verdes u përjashtua me karton të kuq.

Ndërsa Senegali vazhdoi dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 dhe kaloi në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Ende nuk është dhënë ndonjë njoftim nga Senegali apo Liverpooli për lëndimin e tij, por ai mund të mungojë në ndeshjet e mbetura të Kupës së Afrikës për Senegalin.

 

https://youtu.be/w5wUDvZtsLU

/f.a/abcnews.al