Një stiliste mode nga Zelanda e Re publikoi në rrjete sociale një video që tregonte përpjekjen për të fshehur dëmin që i shkaktoi makinës së partnerit të saj. Georgette Pollock zbuloi trukun e thjeshtë me manikyr që përdori në mënyrë që partneri i saj të mos kuptonte asgjë dhe të mos zemërohej.
“Nëse keni marrë hua makinën e partnerit tuaj dhe e keni përplasur atë në ndonjë trotuar, kjo video është për ju,” fillon ajo. “Është shumë e rëndësishme të merrni kohën tuaj, sepse mbani mend se marrëdhënia është në rrezik këtu. Madje edhe një lyerje me furçë lart e poshtë, për t’u dukur bukur,”
Pas tharjes së shtresës së parë të manikyrit të zi, Pollock shtoi më shumë manikyr për të mbushur zonat e dëmtuara më mirë.
@georgettepollock Curbed your boyfriend’s car ? No problem. . . #curbedwheel #tipsandtricks #howtosaveyourrelationship ♬ original sound – Georgette
/abcnews.al