Lazio ka marrë një fitore me përmbysje përballë Fiorentinës, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Ribery shënoi i pari për miqtë, ndërsa për lacialët, shënuan Immobile dhe Luis Alberto.
Ribery shënoi një supergol në pjesën e parë, duke dribluar tre futbollistë dhe duke shënuar në shtyllën e parë. Por në të dytën, dominimi ishte lacial.
Immobile barazoi me penallti në minutën e 67-të, ndërsa në të 83-ën, Luis Alberto përmbysi gjithçka. Fiorentina e mbylli dhe me 10 futbollistë, pas daljes me të kuq të Vlahovic në sekondat e fundit./abcnews.al