Atalanta shfrytëzoi humbjen e Romës, përmbysi Fiorentinën dhe u largua me tre pikë nga Firence. Ekipi i Gasperinit zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive, dominoi ndeshjen jashtë fushe dhe fitoi me rezultatin 1-2.
Federico Chiesa zhbllokoi ndeshjen pas gjysmë ore lojë. Ylli i ekipit vendas lëshoi një goditje të fortë dhe në “Artemio Franchi” nisi festa. Pushimi i bëri mirë Gjimshitit me shokë (mbrojtësi i kombëtares u aktivizua gjatë gjithë ndeshje për Atalantën) dhe Zapata gjeti golin e barazimit në minutën e 49-të.
Sulmuesi kolumbian shfrytëzoi një pas të kapitenit Gomez dhe dërgoi topin në rrjetë. Ekipi bergamask nuk u ndal dhe ia doli të shënonte golin e fitores. Ukrainasi Malinkovski goditi fort nga jashtë zone në minutën e 72-të, duke vulosur fitoren e Atalantës, që ngjitet në kuotën e 42 pikëve, tre më shumë se Roma e vendit të pestë. /abcnews.al
Fiorentina-Atalanta 1-2
(Chiesa 32′ / Zapata 49′, Malinkovski 72′)