Manchester United arriti të fitojë ndaj Southampton me shifrat 2-3 në një ndeshje spektakolare. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Bendarek dhe Ward-Prowse, me United që e pati të vështirë të reagojë në 45 minutat e para.
Aktivizimi i Edinson Cavanit ishte momenti, që shënoi edhe kthesën e madhe të ndeshjes. Uruguaiani hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Greenwood dhe shpërtheu me dy gola dhe një asist. Fillimisht në minutën e 59-të dha paimin final për Fernandes dhe më pas e mori situatën gjithë në dorë.
Golat dhe rastet e SOUTHAMPTON-MANCHESTER UNITED
Barazoi në minutën e 74-t dhe në minutat shtesë të ndeshjes gjeti edhe golin e shifrave 2-3, duke regjistruar fitoren e një ndeshje të madhe për “Djajtë e Kuq”. Cavani duket se është njeriu, që i ka munguar United gjatë këtij fillimsezoni. /abcneës.al
Premier League, Java 10
Southampton-Manchester United 2-3
Shënues: Bednarek 23’, Ward-Prowse 33’/ Fernandes 59’, Cavani 59’, 74’

