Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Fenerbahce, shënon edhe Muriqi!

schedule22:02 - 12 Qershor, 2020

schedule 22:02 - 12 Qershor, 2020

Fenerbahce ka marrë një fitore të çmendur 2-1 përballë Kayserispor, me rezultatin 2-1. Miqtë shënuan të parët me anë të Mensah në minutën e 59-të, ndërsa më herët, Tufan la me 10 futbollistë Fenerbahcen.

Ndeshja për ekipin e Vedat Muriqit dukej e humbur, por është pikërisht bomberi dardan që barazon me anë të një penalltie në minutën e 86-të, duke shënuar golin e 14-të në kampionat.


Ndërsa dy minuta më vonë, Luiz Gustavo kompleton përmbysjen e Fenerbahce, skuadër e cila mori një fitore të vuajtur, por spektakolare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!