Sërish Dortmund, sërish Hakimi. Mbrojtësi maroken ka shënuar golin e dytë personal dhe po kthehet në heroin e verdhezinjve. Ekipi gjerman ka përmbysur disavantazhin e dyfishtë të pjesës së parë dhe kryeson 3-2.
Hakimi ka shënuar golin e tretë të Dortmundit në minutën e 77-të pas një veprimi të bukur individual dhe kombinimit me Jadon Sancho.
Verdhezinjtë kanë shënuar tre gola brenda 26 minutave, ndërsa ekipi i Contes është hija e vetvetes në 45 minutat e dyta. /abcnews.al