E pabesueshme, por e vërtetë: Interi është mposhtur me përmbysje nga Bologna në San Siro, me rezultatin 1-2. Edhe pse zikaltërit e Antonio Contes e mbyllën pjesën e parë në epërsi falë një goli të Lukakut në minutën e 22-të, miqtë përmbysën gjithçka në të dytën. Madje, kur ishin me 10 futbollistë.
Juwara në minutën e 74-ët gjeti rrjetën për Bolognan, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Barrow përmbysi gjithçka. Më pas, ishte radha e Interit për të mbetur me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Bastonit në minutën e 77-të.
Humbje që i dhemb shumë Interit, pasi në minutën e 62-të, kishin mundësinë për të dyfishuar shifrat me anë të një penalltie, por Lautaro Martinez u tregua i pasaktë. Një tjetër ndeshje “Jo” për Interin./abcnews.al
Serie A, java 30
Inter – Bologna 1-2
Lukaku 22’ / Juwara 74’, Barrow 80’