VIDEO/ Përmbyset gjithçka në Torino, Cambiaso ndëshkon skuadrën e Salernitana

schedule21:46 - 4 Janar, 2024

schedule 21:46 - 4 Janar, 2024

Teksa gjithçka pritej të mbyllej në barazimin, 1 me 1, në pjesën e parë të sfidës, Juventus-Salernitana, “Bardhezinjtë” e teknikut Massimiliano Allegri kanë arritur të përmbysin totalisht lojën, duke marrë për herë të parë gjatë kësaj sfide avantazhin.

Ashtu si goli i parë i “Zonjës së Vjetër”, nga “rrëmujë” në zonën e Salernitana përfiton një nga mesfushorët e Juventus, teksa këtë herë i pamarkuar siç duhet ishte 23-vjeçari, Andrea Cambiaso, i cili përballë portierit kundërshtar, nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: