Në Norvegji është shënuar goli më i bukur i fundjavës. Sot u luajt ndeshja Fredrikstad-Bryne, e vlefshme për divizionin e dytë të futbollit norvegjez.
Vendasit fituan 3-1 dhe renditen përkohësisht në vend të dytë. Sfidën e bllokoi Nicolay Solberg, mesfushori ofensiv i Fredrikstad.
https://streamable.com/6urjj9
Ishte minuta e 17-të kur 30-vjeçari viking realizoi një gol të mrekullueshëm, duke mahnitur tifozët e pranishëm në stadium.
Veprim shumë i bukur teknik i Solberg, i cili gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare falë një roveshate të realizuar në mënyrë fantastike. /abcnews.al