VIDEO/ Perla e Fernandez shpëton United, rekord negativ për “Shenjtorët”

schedule16:55 - 14 Shkurt, 2021

schedule 16:55 - 14 Shkurt, 2021

Manchester United regjistron një tjetër barazim në kampionët. 1-1 përfundoi sfida e luajtur në fushën e WBA. Vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në Premier League për djemtë e Solskjaer, të cilët ndajnë vendin e dytë me Leicester City.

7 pikë është diferenca me Cityn kryesues pas javës së 24-t. Takimi i sotëm prodhoi gol që në minutën e dytë. Vendasit e nisën “zjarr” dhe kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Mbaye Diagne.

United reagoi dhe riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Bruno Fernandes, një ndër yjet e ekipit të Solskjaer, realizoi një eurogol. 14 gola dhe 9 asiste në kampionat për golashënuesin më të mirë të United.

Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë, që i shërbeu më shumë djemve të Allardyce. Këta të fundit po luftojnë për mbijetesë dhe renditën në vendin e parafundit. Dueli tjetër, Southampton-Wolves përfundoi 1-2.

“Ujqit” fituan me përmbysje, teksa ekipi vendas regjistroi një rekord negativ. Kjo ishte humbja e gjashtë radhazi në kampionat për Southampton, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. /abcnews.al